Karabinierët italianë të rajonit të Bastia Umbra-s (Umbria) arrestuan një 33-vjeçar shqiptar të kapur në flagrancë duke shitur kokainë në parkun publik të qytetit, ku luajnë fëmijët.
Tregtari, tashmë i njohur për forcat e rendit, u ndalua pasi u pa duke shitur një dozë droge një burri 47-vjeçar vendas, para syve të shumë familjarëve me fëmijë.
Një kontroll i mëvonshëm gjeti 16 doza kokainë me peshë afërsisht 10 gramë, si dhe 3.565 euro në para të gatshme, të cilat besohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës. Blerësi 47-vjeçar u raportua në Prefekturën e Perugias si përdorues droge.
Shqiptari u mbajt në qelitë e paraburgimit të Karabinierëve të Assisit. Pas vlerësimit të arrestimit, gjykatësi i Gjykatës së Perugias urdhëroi ndalimin e qëndrimit të tij në Umbria.