Ajatollah Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i Iranit, u vra në sulmet amerikano-izraelite në Teheran më 28 shkurt, në ditën e parë të luftës. Pas vdekjes së tij, Asambleja e Ekspertëve, organ kushtetutor me 88 anëtarë, u ngarkua me zgjedhjen e pasardhësit.
Më 7 mars, anëtari Ajatollah Ahmad Mozafari njoftuan se asambleja pritej të mbldhej brenda 24 orëve për diskutime dhe zgjedhje. Ai kërkoi nga publiku të shmangte spekulimet, duke theksuar se ende nuk ishte mbajtur ndonjë mbledhje apo votim publik. Udhëheqësi suprem mban autoritetin përfundimtar mbi forcat e armatosura, politikën e jashtme dhe të brendshme.
Më 8 mars, mediat shtetërore raportuan se zgjedhja ishte bërë. Ajatollah Mohammad-Mahdi Mirbagheri deklaroi arritjen e një marrëveshjeje unanime pas përpjekjesh të mëdha. Hojjatoleslam Jafari, përfaqësues i Zanjanit, shprehu shpresën për kënaqësinë e popullit iranian. Sejid Ahmad Alam Alhoda konfirmoi se udhëheqësi i ri është përzgjedhur dhe shpallja zyrtare pritet së shpejti.
Ajatollah Mohsen Heidari Alekasir shpjegoi se kandidati u zgjodh sipas këshillës së Khameneit: pasardhësi duhet të "urrehet nga armiku". Ai përmendi se edhe SHBA, e quajtur "Satani i Madh", e ka përmendur emrin e tij. Ditë më parë, presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi Mojtaba Khamenei, djalin 56-vjeçar të udhëheqësit të ndjerë, si zgjedhje "të papranueshme" dhe paralajmëroi kundërshtimin.
Mojtaba Khamenei konsiderohet kandidat kryesor nga analistët për lidhjet me Gardën Revolucionare Islamike dhe profilin ultrakonservator. Ai jep mësim teologji në Qom, por nuk ka pasur poste zyrtare qeveritare.
Pas vdekjes, u formua një këshill i përkohshëm me:
- Masoud Pezeshkian, presidenti reformist;
- Gholamhossein Mohseni Ejei, kreu i gjyqësorit;
- Alireza Arafi, kreu i Basij.
Përditësime
Hossein-Ali Eshkevari deklaroi se Asambleja e Ekspertëve votoi me shumicë për vazhdundjen e Khameneit. Shpallja zyrtare pritet së shpejti, sipas një videoje nga mediat iraniane.
Mojtaba Khamenei lindi në 1969 në Mashhad.