Mbrëmjen e të dielës, në Rrilë të Lezhës, ndodhi një atentat me armë zjarri në një berberhane. Pronari i biznesit, Sokol Daci, u plagos aksidentalisht me tre plumba teksa ndodhej në lokal.
Në berberhane po qethej shënjestra e atentatit, e identifikuar si nipi i familjes Nikulajve, i cili mori një plumb. Dyshohet se në vendngjarje ka qenë i pranishëm edhe një punonjës policie.
Sokol Daci u operua në Spitalin e Traumës. Sipas Mapo-s, ai është jashtë rrezikut për jetën pas një operacioni të vështirë, ndërsa Top Channel raporton se ndodhet në gjendje të rëndë pas operacionit.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po kryen krehjen e zonës për të identifikuar dhe kapur autorët, por ende nuk ka gjurmë për atentatorët.
Përditësime
Policia e Shtetit mori dëshminë e efektivit policie të pranishëm rastësisht në Rrilë të Lezhës. Ai nuk ishte në shërbim, nuk identifikoi autorët dhe përdori armën për neutralizim.
- Policia u kthye në vendngjarje për gjurmë gjaku dhe analizë ADN të personit tjetër të plagosur.
- Dyshohen tre autorë, të veshur me rroba ushtarake dhe kapuçë, të larguar drejt Shënkollës.
- Brenda berberhanes ishin 4 persona.