Administrata Tatimore e Kosovës njofton opinionin publik për rezultatet e arritura falë denoncimeve të qytetarëve dhe veprimeve në terren, në kuadër të luftimit të ekonomisë joformale dhe rritjes së disiplinës tatimore.
Gjatë periudhës raportuese u pranuan 924 denoncime, rritje 67.1% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Këto denoncime shërbyen si bazë për aktivitete inspektuese dhe verifikuese.
Si rezultat, u shqiptuan 269 gjoba me vlerë totale rreth 130,316 euro.
Veprimet e ATK-së rritën transparencën financiare, ku u deklaruan rreth 396,127 euro qarkullim dhe 29,254 euro tatim mbi vlerën e shtuar.
Në aspektin e tregut të punës, u regjistruan 76 punëtorë, duke kontribuar në formalizimin e tij.
ATK inkurajon qytetarët të raportojnë parregullsitë përmes kanaleve zyrtare dhe rithekson përkushtimin për një sistem tatimor të drejtë, transparent dhe të barabartë.