Në seancën e 16 shkurt 2026 të Gjykatës Speciale në Hagë, avokati i ish-kryetarit të Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli, Rodney Dixon, u përgjigj pyetjeve rreth arrestimeve të kryera nga ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë luftës në Kosovë.
Dixoni theksoi se e drejta ndërkombëtare për konfliktet e armatosura parashikon mundësinë e arrestimit të personave që konsiderohen rrezik për sigurinë. "Nuk ka dyshim se personat që përbëjnë rrezik mund të ndalohen. Këtu bëhet fjalë për kushte lufte", deklaroi ai. Ai shtoi se kjo e drejtë zbatohet si për shtetet, ashtu edhe për entitetet joshëtetërore në konflikte të brendshme të armatosura, duke u mbështetur në jurisprudencë dhe shembuj të shteteve të tjera.
Gjykatësi e ndërpreu Dixonin për të pyetur nëse UÇK-ja, si aktore joshtetërore, gëzonte një të drejtë të tillë. Avokati konfirmoi se po, bazuar në të drejtën ndërkombëtare humanitare.
Kundërshtimi i Prokurorisë
Prokurori Metthew Holing iu përgjigj mbrojtjes duke argumentuar se dëshmitarët kanë dëshmuar se Veseli ishte më aktiv në muajt e parë të periudhës, duke dhënë udhëzime nga largësia, edhe pse nuk ishte fizikisht në Kosovë.
Dixoni kundërshtoi, duke thënë se prokuroria nuk ka prova për kontroll efektiv të Veselit mbi individë në Kosovë. "Distanca nuk zbehin detyrimet ligjore, por prokuroria duhet ta vërtetojë ndikimin praktik. Nuk ka prova për komunikime apo lidhje të drejtpërdrejta", u shpreh ai.
Argumentet e Mbrojtjes së Tjetër
Avokati Mishetiq argumentoi se prokuroria nuk ka vërtetuar ndikimin e deklaratave publike të UÇK-së në kryerjen e krimeve. Mbrojtja theksoi boshllëqet në prova për rolin komandues ose ndikimin e klientëve të saj.