Pierre Richard Prosper, avokati i Hashim Thaçit, ka kritikuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar për deklaratat në lidhje me dëshmitarët ndërkombëtarë.
Gjatë një paraqitjeje para trupit gjykues, që zgjati rreth 15 minuta, ai deklaroi se është e pamundur që këta dëshmitarë të kenë qenë kalimtarë në Kosovë.
Prosper sqaroi se dëshmitarët ndërkombëtarë nuk kanë dëshmuar në cilësinë e personave privatë, por si individë me role të rëndësishme në shtetet e tyre.
Përditësime
Prosper, avokati i Hashim Thaçit, deklaroi se "Këta persona kanë pasur komunikime personale... Kjo tregon injorancë dhe mungesë respekti". Ai shtoi: "Ky person, Hashim Thaçi, u hodhi hi syve atyre... Ju lutem, reflektoni".
Avokatja Nina Tavakolli tha se "ZPS nuk ka argumentuar se Thaçi kishte përdorur pushtetin e qeverisë së përkohshme për ndjekje kriminale".
Ekipi mbrojtës po vazhdon me deklaratën përmbyllëse.