Luka Misetic, avokati i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka njoftuar se nesër, të mërkurën, në orën 09:00 sipas Kohës së Europës Qendrore (CET), do të nisë deklaratën përmbyllëse në gjykimin për krime lufte në Gjykatën Speciale në Hagë.
Ai e bëri të ditur këtë në një postim në platformën X, ku shpërndau edhe një njoftim të Gjykatës Speciale për transmetimin e seancës. Transmetimi do të jetë i disponueshëm në lidhjen https://streaming.scp-ks.org, me një vonesë prej 45 minutash, pra videoja fillon në orën 09:45 CET.
Prokuroria e Specializuar përfundoi deklaratën e saj përmbyllëse sot, të martën. Gjykimi zhvillohet në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).