Mikel Ndoi, 45-vjeçar, u arrestua pas ngjarjes së paraditen e së hënës në lagjen 12 të qytetit të Durrësit, ku plagosi me thikë vajzën e tij dhe kolegun e saj të punës.
Sipas dëshmisë së tij në polici, ai kishte shkuar te vendi i punës së vajzës pasi nuk po i përgjigjej në telefon. Ai tha se synonte të ribashkohej me familjen, por vajza kishte ndikuar negativisht dhe nuk dëshironte lidhje me të.
Ndoi deklaroi: "Shkova te vendi i punës së vajzës pasi nuk po më përgjigjej në telefon. Dua të ribashkohem me familjen, por vajza ka ndikuar negativisht. Nuk donte të kishte të bënte më me mua, më shpërfillte, më injoronte. Shkova për t’i thënë se doja të bisedoja me të, por më tha se nuk dua të kem asnjë lidhje me ty, për mua nuk ekziston më. Në këtë moment mu errësuan sytë, i thashë hajde dalim pak përjashta që të flasim. Ajo më shtyu. Nuk mbaj mend më se çfarë ndodhi. Ishte edhe një djalë aty që ndërhyri në ato momente. Teksa po tentonte të më largonte, u pre nga thika edhe ai. Më pas ika dhe u fsheva diku afër repartit zjarrfikës. Aty e kuptova çfarë kishte ndodhur. Unë isha në gjendje të rënduar psikologjike dhe kisha konsumuar alkool. Më vjen shumë keq për atë që ndodhi. Jam penduar shumë. U kërkoj falje vajzës dhe djalit që u plagos. Djalin nuk e njihja fare. Nuk di çfarë të them, ndihem shumë keq."
Ai shprehu pendim për ngjarjen.