Akademiku Arsim Bajrami ka folur për mbajtjen në paraburgim të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, tash e pesë vjet në Hagë.
Në emisionin "Info Magazine" të Klan Kosova, Bajrami tha se ka pasur kontakte të vazhdueshme me diplomatë dhe personalitete ndërkombëtare, të cilët janë të habitur nga kohëzgjatja e këtij paraburgimi.
Ai përmendi konkretisht kontaktet me z. Hill, një nga hartuesit e Rezolutës 1244, James Rubin dhe gjeneralin Clark, me të cilin ka pasur marrëdhënie që nga negociatat në Rambuje.
Sipas Bajramit, këta personalitete kanë shprehur habi se si mund të mbahet presidenti i një shteti për pesë vite në mënyrë arbitrare në paraburgim. Ai shtoi se deklaratat e këshilltarëve të presidentit Trump e quajnë Thaçin peng dhe i quajnë të katërtit peng.