Klubi i Barcelones ka ndermarre hapa konkretë per sigurimin e sherbimeve te sulmuesit argjentinas Julian Alvarez, duke paraqitur nje oferte zyrtare prej 100 milione eurosh drejtuar Atletico Madridit. Sipas raportimeve ne mediat spanjolle, si Mundo Deportivo, oferta eshte derguar zyrtarisht permes postes elektronike drejtorit sportiv te klubit madrilen.
Nga ana tjeter, Atletico Madrid ka mbajtur nje qendrim mohues, duke e cilesuar pretendimin per oferten si te pabaze. Klubi nga Madridi nenvizon se Alvarez nuk eshte ne shitje dhe se çdo levizje e tij mund te ndodhe vetem permes aktivizimit te klauzoles se largimit, e cila kap shifren e 500 milione eurove ne kontraten qe skadon ne vitin 2030.
Pavaresisht perplasjes publike, burime prane Barcelones raportojne se klubi katalanas mbetet i perkushtuar ndaj synimit per ta transferuar lojtarin. Sipas te njejtave burime, argjentinasi ka shprehur deshiren per t'u bere pjese e projektit sportiv te trajnerit Hansi Flick. Agjenti i lojtarit, Fernando Hidalgo, mesohet se ka zhvilluar takime me perfaqesues te Barcelones per te diskutuar mundesine e ketij transferimi.
Aktualisht, Atletico Madrid vazhdon te refuzoje hapjen e negociatave. Drejtuesit e Barcelones kane deklaruar se nuk deshirojne te perfshihen ne polemika publike, megjithate mbetet e paqarte nese ata do te vazhdojne perpjekjet financiare apo do te shqyrtojne alternativa te tjera per perforcimin e repartit ofensiv ne rast se qendrimi i madrileneve mbetet i palekundur.