FC Barcelona zhvillon negociata të avancuara me Manchester United për ta bërë të përhershëm transferimin e sulmuesit anglez Marcus Rashford.
Rashford aktualisht është pjesë e klubit katalanas në formë huazimi për sezonin 2025/26. Marrëveshja mes dy klubeve përfshin një opsion blerjeje rreth 30 milionë euro.
Paraqitjet e tij të mira gjatë këtij sezoni, me kontribute në gola dhe asistime, kanë bindur drejtuesit e Barcelonës që ta mbajnë lojtarin përtej verës. Ai ka qenë element i rëndësishëm në repartin ofensiv të skuadrës.
Nëse negociatat përfundojnë me sukses, Rashford pritet të nënshkruajë kontratë disa vjeçare me Barcelonën, ndërsa klubi spanjoll do të aktivizojë klauzolën e blerjes nga marrëveshja e huazimit.