Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka vendosur kufizime në qarkullimin e automjeteve në Tiranë për garantimin e mbarëvajtjes së aktiviteteve festive të Ditës së Verës 2026. Devijimi i trafikut nis nga 13 marsi 2026, ora 12:00, dhe zgjat deri më 15 mars, ora 02:00. Aktivitetet festive janë parashikuar për të gjitha grupmoshat dhe do të zhvillohen që në orët e hershme deri vonë pas mesnate.
Kufizimet specifike
Nga 13 marsi, ora 22:00, deri më 14 marsi, ora 18:00:
- Bulevardi Dëshmorët e Kombit nga Ministria e Brendshme deri në fillim të ish-Hotel Dajti;
- Bulevardi Dëshmorët e Kombit nga Ura e ish-Hotel Dajti deri në kryqëzimin me rrugën Ismail Qemali;
- Bulevardi Dëshmorët e Kombit nga kryqëzimi i rrugës Ismail Qemali deri në kryqëzimin me rrugën Gjergj Filipi;
- Bulevardi Dëshmorët e Kombit nga kryqëzimi i rrugës Gjergj Filipi deri në fillim të sheshit Nënë Tereza.
Nga 13 marsi, ora 12:00, deri më 15 marsi, ora 02:00:
- Rruga Dëshmorët e 4 Shkurtit nga kryqëzimi me rrugën Ismail Qemali deri në kryqëzimin me rrugën Brigada VIII;
- Rruga Pjetër Bogdani nga kryqëzimi me rrugën Sami Frashëri deri në kryqëzimin me rrugën Gjin Bue Shpata.
Rrugët alternative
Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të kryhet sipas planit në rrugët:
- Lekë Dukagjini;
- Abdyl Frashëri;
- Papa Gjon Pali II;
- Sami Frashëri;
- Bulevardi Zhan D’Ark;
- Bulevardi Bajram Curri.
Përditësime
Bashkia e Tiranës njofton rrugët alternative Myslym Shyri dhe Abdi Toptani gjatë kufizimeve të trafikut për Diten e Verës 2026.
Në Elbasan, policia ka vendosur masa të përforcuara dhe kufizime të përkohshme për të njëjtën festë.