Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, më 9 prill 2026.
Hamza theksoi se Kushtetuta përbën aktin më të lartë juridik të shtetit, mbi të cilin mbështetet rendi demokratik dhe garantohet mbrojtja e të drejtave të çdo qytetari.
“Kushtetuta mbetet udhërrëfyes ynë për ndërtimin e një shteti ligjor, të drejtë dhe të barabartë”, u shpreh kreu i PDK-së.
Ai nënvizoi domosdoshmërinë e zbatimit të plotë të Kushtetutës në çdo rrethanë.
“Në këtë ditë të rëndësishme, riafirmojmë përkushtimin e Partisë Demokratike të Kosovës për respektimin dhe mbrojtjen e këtij akti në çdo kohë dhe rrethanë. Gëzuar Dita e Kushtetutës!”, shkroi Hamza në Facebook.