Bekim Haxhiu, ish-deputet dhe kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetor 2025, ka dorëzuar dy ankesa zyrtare në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kundër rezultateve përfundimtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) më 31 janar 2026.
Haxhiu e bëri të ditur këtë në një postim në rrjetin social Facebook, ku shpjegon se ankesat lidhen me dy çështje kryesore:
• Përfshirjen e 23,323 pakove të fletëvotimeve me postë nga votimi jashtë Kosovës, të pranuara pas afatit ligjor, në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme;
• Llogaritjen e gabuar të rezultatit përfundimtar, e cila ka ndikuar në ndarjen e mandateve dhe renditjen e kandidatëve.
Ai thekson se afatet zgjedhore dhe barazia e votës garantojnë barazinë e votës dhe besueshmërinë e procesit zgjedhor. "Asnjë vendim administrativ i KQZ-së nuk mund të ndryshojë ligjin dhe Kushtetutën. Nuk kërkoj privilegj. Kërkoj vetëm zbatim të barabartë të ligjit dhe Kushtetutës. Mbrojtja e votës së ligjshme është mbrojtje e demokracisë", shkruan Haxhiu.
Sipas të dhënave preliminare të KQZ-së, Haxhiu mori 20,558 vota dhe ishte i 20-i më i votuari në radhët e PDK-së, por nuk siguroi mandat për shkak të kuotës gjinore. Në procesin e rinumërimit, numri i votave të tij u rrit me 441. Ai kishte ankuar më parë për votat me postë të pranuara më 2 dhe 6 janar, por PZAP e kishte hedhur poshtë atë ankesë si të pabazë. Afati i fundit për ankesa në PZAP është ora 11:00 e së hënës.
Përditësime
PZAP ka pranuar shtatë ankesa kundër rezultateve të zgjedhjeve, duke përfshirë dy nga Bekim Haxhiu dhe nga katër parti joshumicë: Lista Serbe, NDS (dy), PAI–PDAK–LPB dhe PREBK.
PZAP do të vendosë për secilën brenda katër ditësh nga parashtrimi.
Bekim Haxhiu u shpreh optimist për KosovaPress, duke iu referuar vendimit të Gjykatës Supreme të vitit 2019 për votat me postë.
Hulumtuesi i KDI-së, Vullnet Bugajku, komentoi ankesat e Haxhiut dhe Listës Serbe, e cila pretendon se KQZ nuk e miratoi listën e kandidatëve më 31 janar.
PZAP refuzoi dy ankesat e Bekim Haxhiut kundër rezultateve të zgjedhjeve.
Haxhiu e kritikoi arsyetimin e PZAP-së si formal dhe jotelbësor, duke theksuar mosshqyrtimin e pranimit të 23,232 pakove votash me postë pas afatit. Ai akuzoi PZAP-në se nuk hetroi manipulimet në votat me postë, kërkoi hetim prokurorial dhe e quajti vendimin "shërbim për pushtetin".
Bekim Haxhiu ka depozituar sot dy ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultati përfundimtar dhe ndarjes së mandateve.
Ankesat i referencohen nenit 96, pika 2 të Ligjit për Zgjedhjet, sipas të cilit votat me postë u pranuan nga 1 deri në 7 ditë pas afatit.
Haxhiu thekson shkelje të kuotës gjinore sipas ligjit për barazinë gjinore (50:50 që nga faza e kandidimit): mbi 21 000 vota për kandidatë meshkuj nuk u shndërruan në mandate, ndërsa 9 000 për deputete po.
Në një deklaratë për IndeksOnline, ai kritikoi PZAP-në se veproi në mënyrë formale.