Partia Socialiste zhvilloi të shtunën, më 21 mars 2026, Asamblenë e Përgjithshme në Durrës, ku u vendosën objektivat dhe detyrat për strukturat.
Belinda Balluku, ish-zëvendëskryeministre dhe deputete, mori pjesë në këtë asamble. Në pamjet e sigurta nga News24, ajo shihet duke hyrë në godinë së bashku me Blendi Klosi.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit parlamentar të Belinda Ballukut. Kërkesa lidhet me hetime për shkelje në tendera. Megjithatë, mazhoranca socialiste në Kuvend refuzoi këtë kërkesë me votat e saj.