Zyrtarët e SHBA-së kanë shprehur optimizëm pas bisedimeve të zhvilluara këtë të martë në Gjenevë me përfaqësuesit iranianë mbi programin bërthamor. Ata presin që qeveria e Iranit të paraqesë propozime të hollësishme brenda një afati dyjavësh për të ngushtuar dallimet mes palëve.
Një zyrtar amerikan deklaroi: “U bë përparim, por ka ende shumë detaje për t’u diskutuar. Iranianët thanë se do të ktheheshin në dy javët e ardhshme me propozime të detajuara për të adresuar disa nga boshllëqet e hapura në qëndrimet tona”.
Rezultati i takimit u vlerësua pozitiv, ndonëse vjen në një kohë kur ushtria amerikane po forcon praninë në Lindjen e Mesme. Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar Iranin për një rezultat “shumë traumatik” nëse nuk arrihet marrëveshje në javët e ardhshme.
Para takimit, përmes ndërmjetësve, iranianët kanë sinjalizuar gatishmërinë për të transferuar një pjesë të rezervave të uraniumit në Rusi, për marrëveshje ekonomike me SHBA-në në kuadër të një marrëveshjeje të re bërthamore, si dhe për pezullimin e pasurimit të uraniumit për një periudhë të caktuar. Megjithatë, një ndalim i përhershëm i pasurimit konsiderohet i papranueshëm nga Teherani. Nuk dihet nëse këto çështje u ngritën gjatë bisedimeve, sipas burimeve.
Përditësime
Iran zhvilloi stërvitje me raketa gjatë bisedimeve në Gjenevë.
Bisedimet SHBA-Iran ishin indirekte, të ndërmjetësuara nga Omani dhe zgjatur rreth 3 orësh.
Ministri iranian i Jashtëm Abbas Araghchi deklaroi dakordësi mbi 'parime kryesore udhërrëfyese' për hapat e mëtejshëm.
Bisedimet rezultuan më konstruktive se raundi i parë në Oman.
Araghchi uli pritshmëritë për marrëveshje të shpejtë, duke thënë se nevojitet kohë dhe nuk ka datë për raundin e tretë.
Ministri i Jashtëm i Omanit shkroi në X se atmosfera ishte konstruktive, me hapa të qartë drejt takimit të ardhshëm.
Përfaqësuesit e SHBA-së ishin Steve Witkoff dhe Jared Kushner.