Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, kërkoi shtimin e numrit të seancave në Kuvend, në reagim ndaj një rendi dite të ngarkuar me 19 projektligje.
Ai akuzoi mazhorancën se po tenton t’i hedhë hi syve shqiptarëve me këtë praktikë. “Kuvendi po çmendet, po kthehet në qesharak dhe po trajtohet si kioskë”, deklaroi Boçi.
Sipas tij, “Po tentohet që kjo hapësirë të bëhet një hapësirë pa arsye, për të mos thënë e çmendur. Sot shoh që kjo hapësirë po bëhet tërësisht e çmendur”.
Boçi theksoi se listimi i 19 projektligjeve në një seancë të vetme është pa arsye dhe propozoi shtimin e seancave, siç e kishte kërkuar më parë opozita. “Të fusësh 19 projektligje në një seancë është që t’u hedhësh hi syve shqiptarëve. Shtoni seancat, reflektoni”, u shpreh ai.