Ulja e ndjeshme e temperaturave në zonat malore të qarkut të Kukësit solli reshjet e para të borës, duke zëvendësuar reshjet e shiut. Sipas Top Channel, bora përfshiu disa fshatra në lartësi mbi 1 000 metra mbi nivelin e detit.
Fshatrat e përmendur janë Novosej, Shishtavec, Borje, Turaj, Brekijë dhe Zapod. Trashësia e borës arriti deri në 5 centimetra. Deri në kohën e raportimit nuk raportoheshin problematika.