Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, kritikoi vendimin e Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Më 19 tetor, ajo tha se pret që drejtësia të vendoset në apel dhe e cilësoi atë që ndodhi më 16 shtator si krim ndaj drejtësisë dhe historisë.
“Ne presim që në Apel të vendoset drejtësi, sepse ajo që ka ndodhur më 16 shtator është krim ndaj drejtësisë, është krim ndaj historisë dhe krim për të cilin besojmë dhe do të punojmë që ta përmirësojmë në apel”, deklaroi Çitaku.
E pyetur nëse kishte informacion nëse presidentja e kishte dekretuar ligjin për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, Çitaku u përgjigj: “Nuk e di”.
Gjykata Speciale shpalli fajtorë katër ish-krerët e UÇK-së. Sipas raportimit të Epokës së Re, ata u cilësuan përgjegjës për krime lufte. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet.