Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka ndërmarrë një nismë mbarëkombëtare përmes së cilës synohet që Kosova të mbulohet me flamujt e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Përmes publikimit të një videoje në rrjetet sociale, Haziri ka treguar momentin e vendosjes së flamurit në shtëpinë e babait të tij, heroit Xhavit Haziri, duke inkurajuar qytetarët që të ndjekin të njëjtin shembull.
Në mesazhin e tij, ai i ka ftuar qytetarët që flamurin ta vendosin në vende të dukshme, si në ballkone apo dritare. Përmes kësaj nisme, Haziri ka theksuar se kjo përpjekje shërben si shenjë përkujtimi, duke shtuar se “UÇK-ja nuk është vetëm”. Postimi i tij është mbyllur me thirrjen: “UÇK, të fala nga Kosova!”