Më 14 mars 2026, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, kritikoi kryeministrin Albin Kurti për pajtimin me Bashkimin Evropian (BE) sa i përket zbatimit të Ligjit për të Huajt në Kosovë.
Sipas këtij dakordimi, Kosova do të mundësojë regjistrimin e serbëve në Regjistrin Civil duke pranuar si dokument të vlefshëm letërnjoftimin e lëshuar nga Serbia.
Haradinaj reagoi në një postim në Facebook, duke thënë se pas njohjes së pasaportave ilegale të strukturave paralele serbe, qeveria po hap rrugë edhe për dokumente të tjera jolegale për komunitetin serb.
Ai shkroi: "Pas njohjes së pasaportave ilegale të strukturave paralele, sot me plot gojë Kryeministri jonë tha se po u hapim edhe një dritare dokumenteve të tjera jolegale për serbët. Deri kur me këto lojëra? Plot gojën me patriotizëm, por plot vendime antikushtetuese dhe antiligjore. Me serb dhe struktura paralele bashkëpunim të shkëlqyeshëm, e me shqiptarë të këtij vendi bllokada e rrëmujë."