Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se qëllimi i VV-së është eliminimi i krerëve të UÇK-së nga skena politike.
Ai shpjegoi se sulmet nuk lidhen me qëndrimet e tij publike, por me rolin e tij gjatë luftës. "Qëllimi i VV-së është eliminimi i krerëve të UÇK-së në skenën politike dhe absolutisht nuk kam parë që sulmohet Ramush Haradinaj apo Daut Haradinaj për qëndrimet e mia në jetën publike, kryesisht atakimi bëhet për luftë", tha Haradinaj.
Deklarata u bë gjatë intervistës në emisionin Pressing.