Rruga Maliq-Lozhan-Strelcë, e cila u përdor për mbi 10 ditë si alternativë nga drejtuesit e mjeteve për të kaluar drejt Gramshit pas bllokimit të aksit Librazhd-Prrenjas, ka pësuar dëmtime të reja.
Qarkullimi i vazhdueshëm i mjeteve dhe rritja e fluksit kanë përkeqësuar gjendjen e rrugës. Përveç rrëshqitjeve të dherave dhe dëmtimit të barrierave mbrojtëse, janë shfaqur çarje të thella në asfalt dhe deformime të trupit të rrugës.
Edhe pse pas rihapjes së aksit kryesor numri i mjeteve ka ulur, dëmtimet mbeten të dukshme dhe paraqesin problem të madh.
Deri tani nuk është kryer ndërhyrje për riparimin e tyre. Kjo rrugë ka nevojë për punime të menjëhershme për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm.
Aksi Maliq-Lozhan-Strelcë është ndërtuar nga kompania Gjikuria, me një investim prej rreth 1.4 miliardë lekë. Problematikat e përsëritura në këtë rrugë kanë ngritur pyetje mbi cilësinë e punimeve.