Në shkollën 9-vjeçare “100-vjetori i Pavarësisë” në Kamëz, prindërit kanë denoncuar pranë redaksisë së emisionit investigativ “Stop” të TV Klan sjelljen e mësueses kujdestare Mine Hasani ndaj nxënësve të klasës së katërt.
Pamjet e siguruar me kamera të fshehtë, në një monitorim prej më shumë se një javë, regjistrojnë goditje fizike ndaj nxënësve, si dhe përdorim të gjuhës fyese, kërcënuese dhe degraduese. Shprehje të tilla si “ta plas kokën”, “ta mbys fare”, “idiote”, “kafshë” dhe “zero jeni” përsëriten gjatë mësimit.
Në ditën e parë të regjistrimit, Mine Hasani drejtohet ndaj një nxënësjeje:
• “Gjej trekëndëshin! ... E ke lexu, apo ta plas kokën?”
Nxënësja reagon me “Auu…”.
Më pas, ndaj një nxënës tjetër:
• “Ça thotë këtu? ... Bashkoji pikat!”
• “Mos shifni Flxxx, atë budallain! Ky është i metë.”
• “Qysh je tu bo? ... Kush t’i ka mësu atje te shpija?”
• “Sa është ora? ... Po me bo gabim, unë ta marr shpirtin!”
Dialogjet vazhdojnë me pyetje për detyrat dhe librin:
• “I ke bashku pikat? ... S’e ke bo, hë?”
• “Exxxx! ... S’e paske mësuar librin. ... Dreqin me gjithë libër!”
Emisioni “Stop” transmetoi këto pamje, të cilat nxjerrin në pah sjelljen e mësueses gjatë mësimit të matematikës dhe detyrave shkollore. Ngjarja u raportua më 24 shkurt 2026 nga TV Klan, CNA.al dhe Java News.