Në Gjykatën Themelore të Prishtinës vazhdoi dëgjimi i dëshmitarit Emin Tmava në rastin gjyqësor kundër ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, dhe Isuf Zejnës.
Tmava, menaxher i departamentit për furnizim dhe Zyrës së Prokurimit në KEK, deklaroi se kishte raporte korrekte me Krasniqin. Ai sqaroi se nuk i raportonte drejtpërdrejt Krasniqit, por bashkëpunimi ishte në frymë të mirëkuptimit.
Kur u pyet nga mbrojtja e Nagip Krasniqit, e udhëhequr nga avokati Vyrtyt Ibrahimaga, Tmava mohoi se kishte pësuar presion nga i akuzuari. Ai shtoi se nuk ishte në dijeni për ndonjë presion ndaj Ymer Dragushës, pasi nuk kishte marrë pjesë në takimet e tjera.
Sa i përket riparimit të Kalldajës në njësinë A5, Tmava tha se nuk kishte kritere favorizuese dhe as dëme materiale. Ky riparim ishte planifikuar për vitin 2025, por procedura e parë u anulua me kërkesë të menaxhmentit të atëhershëm.
Procedura e prokurimit e zhvilluar në qershor të vitit 2022 ishte e hapur, por u anulua pasi nuk pranua asnjë ofertë. Pas kësaj, u zhvillua një procedurë e re e negociuar, e ndarë në dy llote: llotja e parë për riparimin e turbinës dhe llotja e dytë për Kalldajën. Në këtë procedurë u kontaktuan rreth 15 kompani.
Komisioni i Tmavës ngriti vërejtje për deklaratën nën betim të një nënkontraktori, pasi nënshkrimet nuk dukeshin autentike krahasuar me dokumentet e tjera. Pas disa kërkesa për sqarime, nënkontraktori nuk u përgjigj, çka e bëri atë të papërgjegjshëm sipas komisionit.
Përditësime
Emin Tmava foli për raportet e bashkëpunimit me Nagip Krasniqin: «Kam pasur raporte normale bashkëpunimi me të», tha në gjykatë.
Ai mohoi dijeni për presionin ndaj Ymer Dragushës: «Nuk kam pasur asnjë dijeni për presion ndaj tij».
Pyetjet fillestare i parashtroi avokati Vyrtyt Ibrahimaga në seancën e sotme.