Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë kanë shpallur aktgjykimin ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Trupi gjykues ka shpallur fajtorë të katër të akuzuarit: ish-presidentin Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Pas publikimit të këtij verdikti, profesori dhe analisti amerikan Edward P. Joseph reagoi përmes një postimi në rrjetin social X. Ai shprehu shqetësimin mbi pasojat e këtij vendimi për stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit më të gjerë. Sipas Joseph, ky vendim pritet të ketë një jehonë me intensitet negativ të dyfishtë, veçanërisht kur merret parasysh glorifikimi i vazhdueshëm që i është bërë Ratko Mlladiqit nga ana e autoriteteve në Serbi.