Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Arst të bashkisë Fushë-Arrëz, ku bashkëshortët Skënder Nika dhe Bardhe Nika janë dhunuar fizikisht nga persona të paidentifikuar. Sipas të dhënave paraprake, sulmi ka ndodhur në dy etapa: fillimisht është sulmuar kryefamiljari Skënder Nika teksa kthehej nga puna, ndërsa më pas autorët kanë hyrë në banesë për të dhunuar bashkëshorten e tij.
Si pasojë e dhunës, çifti ka pësuar fraktura të rënda në gjymtyrë (duar dhe këmbë), duke u dërguar menjëherë për trajtim mjekësor. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të këtij krimi.
Hetuesit dyshojnë se sulmi është një akt hakmarrjeje lidhur me një operacion antidrogë të zhvilluar në zonë tri javë më parë. Në atë kohë, pas një sinjalizimi, policia zbuloi dhe asgjësoi 15 mijë bimë kanabis në kubikë, të cilat ndodheshin në afërsi të banesave të personave të shpallur në kërkim. Sipas burimeve hetimore, parcelat dyshohet se u përkisnin shtetasit P. Delia dhe dy djemve të tij, të cilët mbeten ende në kërkim nga autoritetet.