Presidenti amerikan Donald Trump u drejtua kombit në një fjalim për Ditën e Pavarësisë, duke vlerësuar arritjet historike dhe aktuale të vendit. Pasi iu referua vonesave të shkaktuara nga moti i keq, Trump falënderoi audiencën dhe theksoi veçantinë e popullit amerikan.
Në fjalimin e tij, presidenti deklaroi se vendi ndodhet në një periudhë stabiliteti, duke shtuar se Amerika është sot më e fortë, më e lirë, më e pasur, më e sigurt dhe më krenare se kurrë më parë. Ai evokoi periudhën e pavarësimit nga Anglia, duke shfaqur një gamë flamujsh antikë që valëviteshin para 250 vitesh.
Sipas Trump, ushtria amerikane është forcuar ndjeshëm falë rindërtimit të kryer gjatë mandatit të tij të parë, duke bërë që vendi të gëzojë sërish respekt në arenën ndërkombëtare. Ai e përshkroi kombin si një "komb fituesish" dhe nënvizoi se amerikanët nuk do të lejojnë kurrë askënd t’ua heqë lirinë.