Media arabe Al Arabiya raporton se një draft përfundimtar i marrëveshjes së mundshme mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit mund të publikohet në orët e ardhshme. Marrëveshja është ndërmjetësuar nga Pakistani.
Pikat kryesore të draftit përfshijnë armëpushim të menjëhershëm, garantimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit dhe lehtësim gradual të sanksioneve amerikane ndaj Iranit.
Mediat në Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se marrëveshja mund të hyjë në fuqi menjëherë pas njoftimit zyrtar nga palët. Shtëpia e Bardhë ka mbajtur qëndrim më të rezervuar, duke deklaruar se është bërë përparim por ende nuk është arritur marrëveshje përfundimtare.