Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti më 25 shkurt 2026 ekipin e Bankës Botërore, në kuadër të misionit përgatitor të projektit rajonal “Western Balkans Trade and Transport Facilitation Project (TTFP) 2.0”. Ky projekt synon përmirësimin e lehtësimit të tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor.
Në fokus të takimit ishte modernizimi i shërbimeve doganore dhe përmirësimi i menaxhimit kufitar, me synimin për të përputhur praktikat doganore shqiptare me standardet më të mira ndërkombëtare dhe ato të Bashkimit Europian. Besmir Beja vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Bankën Botërore dhe theksoi rëndësinë e fazës së dytë të projektit për avancimin e reformave në Administratën Doganore Shqiptare.
Palët diskutuan rezultatet e arritura deri tani dhe hapat e ardhshëm në kuadër të projektit TTFP 2.0 dhe programeve të lidhura. Ndër temat e trajtuara u përmendën:
- investimet prioritare;
- përmirësimi i sistemeve dhe proceseve doganore;
- ngritja e kapaciteteve për kontrolle më të shpejta dhe efikase kufitare;
- rritja e shkëmbimit të të dhënash ndërmjet institucioneve;
- modernizimi i infrastrukturës dhe teknologjisë në dispozicion të doganave.
Projekti “Western Balkans Trade and Transport Facilitation Project 2.0” është një program rajonal i mbështetur nga Banka Botërore, që synon përmirësimin e transportit dhe lehtësimin e lëvizjes së mallrave. Faza e dytë ndërtohet mbi arritjet e fazës së parë dhe ka si objektiva thellimin e reformave për harmonizimin e procedurave doganore, reduktimin e kohës dhe kostove në kufi, si dhe përmirësimin e transparencës dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.