Dy automjete janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në zonën e Skelës në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnatës, kur banorët e lagjes kanë konstatuar zjarrin në një automjet tip foristradë Mercedes, i cili kishte marrë flakë në pjesën e përparme, në zonën e motorit.
Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë edhe një automjet tjetër tip BMW, i parkuar pranë mjetit të parë. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë shuar flakët. Të dy automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit. Uniformat blu kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe ambienteve përreth, për të identifikuar shkakun e djegies.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar. Hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për zjarr aksidental apo të qëllimshëm.
Përditësime
Policia ka identifikuar automjetet e djegura si Benz AB 550 LV dhe BMW AB 652 UI. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, me autorë të mundshëm të identifikuar nga kamerat e sigurisë.