Policia e Tiranës ka njoftuar për dy ngjarje kriminale të ndodhura brenda 10 minutash pasditen e 20 shkurtit 2026.
Rreth orës 15:40, në rrugën "Kongresi i Lushnjes", gjatë një konflikti u godit me mjet prerës 31-vjeçari Egli Pashollari (E. P.), i cili humbi jetën në spital.
Dhjetë minuta më vonë, rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, u plagos me armë zjarri 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku (A. K.), i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Policia konfirmon se ka identifikuar autorët, por nuk jep të dhënat e tyre për shkak të hetimit në vazhdim. Punohet intensivisht për kapjen e tyre.
Sipas A2 CNN, autori i vrasjes është Gazmend Buçpapa, ndërsa i plagosjes Besjan Ferazini. Vizion Plus raporton se autorët janë arrestuar, ndërkohë që njoftimi zyrtar i policisë përmend vetëm punën për kapjen.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar.
Përditësime
Egli Pashollari u sulmua nga tre persona (dy djem dhe një vajzë) dhe u godit me thikë pas shpinës. Qytetarët i dhanë ndihmën e parë dhe e çuan në spital.
Akil Koxhaxhiku u plagos në bark.
Dyshohet se të dy ngjarjet kanë të njëjtin shkak: një vajzë e përbashkët.
Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim Gazmend Buçpapën si autorin e vrasjes së Egli Pashollari, i cili vdiq në rrugën për në spital.
Policia ka shpallur në kërkim Besaj Ferazinën si autoren e plagosjes së Akil Koxhaxhikut. Motivi: lidhje me bashkëshorten e të plagosurit.
Ngjarje të reja të raportuara:
- Plagosje me thikë në Kombinat.
- Dy vetëvrasje.