Vdekje të dyshuara në Burgun e Koridhalosit
Në Burgun e Koridhalosit në Greqi, dy të dënuar humbën jetën më 14 mars 2026, në rrethana që po hetohen nga autoritetet. Bëhet fjalë për një grek 49-vjeçar dhe një 43-vjeçar nga Bangladeshi. Të dy u gjetën pa ndjenja, u dërguan në spitalin e burgut dhe u shpallën të vdekur. Dyshimet e para i drejtohen një overdoze droge.
Incidenti në Burgun e Malandrino
Një ditë më parë, në Burgun e Malandrino, ndodhi një incident me të dënuarin shqiptar Klodjan Lekocaj, i cili vuante dënim të përjetshëm dhe akuzohet si "bosi i mafias shqiptare" në burgjet greke. Ai refuzoi kontrollin në qeli, bllokoi derën dhe dogji një telefon celular që përdorte.
Autoritetet greke kryen kontroll në 16 qeli, arrestuan 4 të dënuar – përfshirë Lekocaj-n – dhe sekuestruan dhjetëra thika të improvizuara, mjete të forta prerëse, celularë e sende të tjera të ndaluara.
Burgjet greke përballen me probleme të vazhdueshme si ngjarje kriminale dhe trazira, ku vuajnë dënim edhe shtetas shqiptarë.