Eduard Zaloshnja shkruan se, sipas një ekstrapolimi statistikor nga sondazhi i tij të para disa javësh, rreth 1 milion e 100 mijë banorë të rritur të vendit (nga 1 milion e 900 mijë gjithsej) simpatizojnë udhëheqësit e majtë politikisht (Enver Hoxha, Ramiz Alia, Fatos Nano, Edi Rama), ndërsa 800 mijë simpatizojnë udhëheqësit e djathtë (Ahmet Zogu, Sali Berisha).
Në zgjedhjet e majit 2025, garuan 11 subjekte zgjedhore, të ndara afërsisht në 4 subjekte të majta (PS, PSD, Lëvizja Bashkë, Nisma Shqipëria Bëhet) dhe 7 subjekte të djathta (PD-ASHM, Partia Mundësia, Koalicioni Djathtas për Zhvillim, Partia Koalicioni Euroatlantik dhe të tjera).
Për subjektet e majta votuan rreth 896 mijë banorë të rritur brenda vendit, ndërsa për ato të djathta vetëm 567 mijë. Gjithsej votuan 1 milion e 463 mijë banorë të rritur brenda vendit.
Sipas Zaloshnjës, problemi bazik numerik i së djathtës është rezervuari i vogël potencial i votuesve (800 mijë) dhe pjesëmarrja më e ulët zgjedhore e këtij rezervuari. Ndërsa e majta ka rezervuar më të madh (1 milion e 100 mijë) dhe pjesëmarrje më të lartë zgjedhore.
Analiza u publikua më 1 shkurt 2026 në Shqiptarja.com dhe Gazeta Tema.