Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë e tjera të policisë dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar më 9 mars 2026 ekstradimin e dy shqiptarëve nga Shqipëria në Kosovë.
Të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritetet shqiptare, pasi kërkoheshin përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës. Njëri akuzohet për veprën penale kultivim i lëndëve narkotike, ndërsa tjetri për vjedhje e rëndë, në raste të ndara.
Ekstradimet u kryen sipas ligjeve në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre shqiptare. Pas mbërritjes, të dyshuarit u dorëzuan njësiteve përkatëse të policisë së rajonit të Pejës dhe Prizrenit.
Policia e Kosovës njofton se do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, për të parandaluar, hetuar dhe zbuluar aktivitetet kriminale të lidhura me kryerjen e veprave penale.
Përditësime
Albion Kalemi dhe Semih Çinar u ekstraduan nga Shqipëria në Kosovë.
Kalemi akuzohet për kultivim narkotikësh dhe ishte mes 5 personave të shpallur në kërkim në gusht 2024 për kultivim hashashit dhe kanabisit.
Çinar akuzohet për vjedhje të rëndë.