Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka njoftuar praninë e tij pranë Dhomave të Specializuara në Hagë përmes rrjeteve sociale. Ai ka publikuar një fotografi para objektit të gjykatës, shoqëruar me mbishkrimin: “Betejës së fundit për liri sot i vjen fundi!”.
Qëllimi i vizitës së tij është ndjekja nga afër e shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK): Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Procesi gjyqësor ndaj tyre ka filluar në muajin prill të vitit 2023, ndërsa seanca për shpalljen publike të vendimit të Trupit Gjykues është caktuar për sot, më 16 shtator, në orën 10:00.
Në sallën e gjykimit pritet të jenë të pranishëm edhe familjarë të të akuzuarve. Enver Hoxhaj, i cili ndodhet në Hagë për këtë rast, është përmendur nga disa media si bashkëpunëtore dhe mik i ngushtë i ish-krerëve të UÇK-së.