Era e fortë ka përfshirë qytetin e Vlorës, duke shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor. Si pasojë e erës dhe reshjeve, disa pisha janë rrëzuar në rrugën për në Zvërnec, duke bllokuar trafikun për automjetet.
Shërbimet e zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zhvendosur pemët e rrëzuara dhe për të rifilluar normalisht qarkullimin e automjeteve.
Autoritetet apelojnë për kujdes maksimal nga drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët në zonat e prekura.