Një person mbeti i vrarë në fshatin Bokshiq të Klinës në rajonin e Pejës. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:10 të së shtunës, 21 mars 2026, pas një fjalosjeje mes dy vëllezërve.
Viktima identifikohet si Faruk Jusufi, i cili u qëllua me armë zjarri nga vëllai i tij Jetmiri Isufi. Ky i fundit dyshohet për vrasje dhe raportohet si ish-futbollist i KF Dukagjinit.
Faruk Jusufi u dërgua fillimisht në emergjencën e Klinës, pastaj në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor. Ai ndërroi jetë pak para se të transferohej në QKUK. Vdekjen e konstatua mjeku kujdestar në Spitalin Rajonal të Pejës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi ngjarjen: «Rreth orës 15:10 policia u njoftua se, pas një fjalosjeje mes dy vëllezërve, njëri nga ta e qëlloi tjetrin me armë. Viktima u dërgua në emergjencën e Klinës e më pas u bart drejt Spitalit të Pejës. Pak para se të nisej në drejtim të QKUK-së për trajtim mjekësor, viktima fatkeqësisht ndërroi jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të policisë dhe Prokurorisë, të cilat po vijojnë me procedurat hetimore».
Prokuroria Themelore në Pejë njoftoi se Jetmiri Isufi është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit. Në vendngjarje u sekuestruan arma e dyshuar, prova të tjera relevante dhe tre gëzhoja. Njësinë policore dhe Prokuroria nga Departamenti i Krimeve të Rënda po kryejnë hetimet.
Përditësime
Lajmi.net dhe IndeksOnline raportojnë emrin e viktimës si Faruk Isufi (korrigjim nga Faruk Jusufi i publikuar më herët).