Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate, kërkoi dorëheqjen e presidentes Vjosa Osmani në emisionin "Pressing" të televizionit T7, më 29 janar 2026.
Gjykata Kushtetuese konstatoi se zgjedhja e Nenad Rashiq-it, anëtar i komunitetit serb nga legjislatura e nëntë, si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, ishte në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.
Sipas Limajt, presidentja Osmani shkeli Kushtetutën duke pranuar konstituimin e Kuvendit jokushtetues dhe duke dhënë mandat një njeriu të pazgjedhur. Ai theksoi se ajo krijoi pasiguri juridike dhe duhet të marrë përgjegjësi, çka sipas tij nënkupton dorëheqje.
"Presidentja jonë ka krijuar pasiguri juridike dhe si rrjedhojë duhet të marrë përgjegjësi", deklaroi Limaj. Ai ripërsëriti se Osmani e ka shkelur Kushtetutën dhe duhet të japë llogari.