Ferdonije Qerkezi kritikoi Qeverinë për mungesën e rezultateve në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Në një deklarim për Kanal 10, ajo tha se, pavarësisht premtimeve dhe fjalëve të mira nga përfaqësuesit institucionalë, nuk është bërë asgjë konkrete për gjetjen e të pagjeturve.
“Secili po flet fjalë të mira, por… kurrgjë hiç. Qeveria mosvet. Edhe neve na kanë humbur shpresat krejt. Më kanë dhënë premtime që do të punojnë për t’i gjetur të pagjeturit”, tha Qerkezi.
Ajo shprehu zhgënjimin për premtimet e marra ndër vite për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Sipas saj, përfaqësuesit institucionalë i kanë premtuar se do të angazhohen për gjetjen e të pagjeturve, por deri tani nuk ka pasur rezultate konkrete.