Në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin, më 2 prill 2026, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është bashkuar për të promovuar mirëkuptimin dhe gjithëpërfshirjen.
Përmes një postimi në Facebook, FFK ka theksuar se futbolli është gjuha universale që i bashkon të gjithë pa dallim. "Në fushë dhe jashtë saj, fuqia e futbollit krijon hapësira të barabarta, ku secili ka mundësinë të shprehet, të zhvillohet dhe të ndihet i pranuar", thuhet në postim.
Federata mbetet e përkushtuar për të mbështetur iniciativat që promovojnë gjithëpërfshirjen nëpërmjet projekteve të programit Grassroots.
Postimi përfundon me thirrjen: "Së bashku, ndërtojmë një shoqëri më të hapur".