Arbitri brazilian Raphael Claus, 46 vjeç dhe pjesë e listës së FIFA-s që nga viti 2015, është kthyer në qendër të vëmendjes pas përjashtimit të sulmuesit amerikan Folarin Balogun gjatë ndeshjes së 2 korrikut kundër Bosnjë-Hercegovinës. Pas rishikimit në sistemin VAR për një ndërhyrje ndaj Tarik Muharemovic, Claus vendosi ta ndëshkojë lojtarin me karton të kuq direkt.
Pas ndeshjes, presidenti i SHBA, Donald Trump, e përshkroi arbitrin si "pak të dyshimtë" duke iu referuar së kaluarës së tij. Në përgjigje të këtyre komenteve, FIFA doli në mbrojtje të arbitrit, duke e cilësuar atë si një nga profesionistët më të mirë në botë dhe duke theksuar se ai ka shfaqur vazhdimisht standardet më të larta të integritetit. Shefi i arbitrave në FIFA, Pierluigi Collina, gjithashtu mbështeti publikisht Claus, i cili ka drejtuar mbi 600 ndeshje gjatë karrierës së tij.
Në lidhje me të kaluarën, Claus u përfshi në polemika gjatë vitit 2024 në Brazil, pas akuzave nga pronari i klubit Botafogo, John Textor, për manipulime të mundshme në kampionat. Pas hetimit nga komisioni parlamentar, Claus u lirua nga çdo akuzë pasi ato rezultuan të pabaza. Federata Braziliane e Futbollit gjithashtu reagoi duke mohuar çdo insinuatë ndaj pastërtisë profesionale të arbitrit.