Duke filluar nga data 15 korrik, autoritetet shqiptare nisin zbatimin e ligjit për amnistinë penale, miratuar më 18 qershor në Kuvend me 84 vota pro.
Në burgun e Drenovës, rreth 60 të dënuar pritet të fitojnë lirinë. Ndërkaq, në institucionin e vuajtjes së dënimit për gra në Pojskë, do të lirohen 12 gra, ndërsa 11 të tjera do të përfitojnë ulje të dënimit me 1.5 vite.
Sipas legjislacionit në fuqi, përfituesit do të gëzojnë ulje të dënimit me 1 vit për burrat dhe 1.5 vite për gratë. Megjithatë, ligji përjashton kategorikisht subjektet e SPAK dhe personat e dënuar për vepra penale të rënda. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, konfirmoi se procesi po ndiqet nga institucionet përgjegjëse, duke siguruar respektimin e kritereve për lirimin e 466 personave që përmbushin kushtet, mes të cilëve 11 gra dhe 1 fëmijë.