Fisnik Asllani, lojtar i Hoffenheimit, foli në një intervistë për gazetën "Sport Bild" rreth ndeshjes së ardhshme të Kosovës kundër Sllovakisë në Kupën e Botës.
Ndeshja zhvillohet pas katër ditësh, ku Kosova garon si mysafir i Sllovakisë. Në rast fitoreje, përfaqësuesja e Kosovës do të luajë finalen në Prishtinë ndaj fituesit të gjysmëfinales tjetër Turqi-Rumani.
Asllani theksoi se kualifikimi në Kupën e Botës do të ishte dhurata më e mirë për Kosovën. "Mund të jetë gjëja më drastike që ka ndodhur ndonjëherë ose që mund t’i ndodhë shtetit. Nuk mund të përshkruhet me fjalë", u shpreh ai, duke përmendur mesazhet e shumta nga tifozët.
Ai pranoi se sfida nuk do të jetë e lehtë. Sllovakia sapo mposhti Gjermaninë me rezultat 2-0 në shtëpi, çka e bën ndeshjen brutalisht të vështirë. "Nuk ka më ndeshje të lehta me kombëtaren, të gjithë e vendosin zemrën në lojë", shtoi Asllani.
Lojtari kosovar nënvizoi kualitetin e ekipit të tij. "E kemi kualitetin dhe mundësitë janë aty. As ne nuk duhet të nënvlerësohemi", deklaroi ai para sfidës vendimtare.
Përditësime
Fisnik Asllani pritet t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës pas angazhimeve me Hoffenheim. Ai deklaroi se kualifikimi në Botëror është dhurata më e mirë për babain e tij: “Babai im, pa dyshim. Edhe unë do të isha shumë krenar, por ai edhe më shumë”.