Prishtina është zgjuar të hënën, më 17 shkurt 2026, e mbuluar me ngjyrat kuqezi, ndërsa flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës valviten në sheshe, institucione dhe ballkone banesash, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Qytetarë të të gjitha moshave janë mbledhur për të festuar këtë datë historike. Në rrugët kryesore dëgjoheshin këngë patriotike, ndërsa të rinjtë mbajnë flamuj në duar.
Aktivitetet përkujtimore kanë nisur që në orët e para të mëngjesit me homazhe pranë monumenteve dhe vazhdojnë me organizime kulturore e artistike.