Ministri francez i Financave, Roland Lescure, ka thënë të mërkurën se 30-40% e kapacitetit të rafinimit në Gjirin Persik është dëmtuar ose shkatërruar, duke çuar në mungesë 11 milionë fuçi nafte në ditë në treg.
Lescure ka thënë se kishte zhvilluar bisedime me homologun e tij në Katar, ku 17% e kapacitetit të prodhimit të gazit tani është shkatërruar si rezultat i sulmeve iraniane ndaj objekteve të gazit. “Do të duhen vite, rreth tre vjet”, për të rikthyer objektet e dëmtuara, ka thënë ai, duke shtuar se do të duhen edhe muaj derisa objekte të tjera të mbyllura të rikthehen në funksion.
Komentet e Lescure erdhën ndërsa Irani vazhdoi të mërkurën të sulmonte fqinjët arabë të Gjirit Persik të pasur me naftë. Bahreini lëshoi sirenat e alarmit për raketa herët në mëngjes të mërkurës, teksa Kuvajti raportoi rrëzimin e disa droneve.
Lufta ndaj Iranit dhe mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka çuar në rritjen e vazhdueshme të çmimeve të naftës. Ekspertët vlerësojnë se nëse çmimi arrin 150 dollarë për fuçi, bota rrezikon të shkojë në recesion.