Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar kursin "Combat Life Saver" më 2 shkurt 2026, në Qendrën e Trajnimeve të Regjimentit të Mjekësisë të Komandës së Logjistikës.
Ky kurs ka për qëllim përgatitjen e personelit ushtarak me njohuri dhe shkathtësi bazike e të avancuara mjekësore, për të ofruar kujdes urgjent dhe efektiv në fushëbetejë. Trajnimi bazohet në standardet e NATO-s dhe synon rritjen e mbijetesës së të plagosurve.
Sipas njoftimit të FSK-së, kursi përfshin:
• menaxhimin e traumave;
• kontrollin e gjakderdhjes;
• ruajtjen e rrugëve të frymëmarrjes;
• stabilizimin e gjendjes së pacientit;
• përgatitjen për evakuim mjekësor.
Këto ndërhyrje sigurojnë veprime të koordinuara dhe të standardizuara, sipas protokolleve taktike të kujdesit para-spitalor.