Një gazetar i huaj mbeti i lënduar më 10 shkurt 2026 gjatë protestës së Partisë Demokratike para Parlamentit në Tiranë. Ngjarja ndodhi kur policia hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve.
Nga pamjet e publikuara dëgjohet zëri i tij duke thënë "Oh my God…", ndërsa në sfond dëgjohen zëra nga turma që e quajnë "gazetar amerikan që bën podkast". Shumica e mediave e identifikojnë si gazetar i huaj ose amerikan, por Panorama raporton se bëhet fjalë për gazetarin Arian Asimi, ndërsa Lapsi.al e përshkruan si shqiptaro-amerikan.
Protestuesit dhe forcat e policisë i ardhën në ndihmë duke i dhënë ujë. Ai u ndie keq menjëherë pas ekspozimit ndaj gazit.
Sipas Panorama-s, protesta kishte filluar te Kryeministria dhe u zhvendos para Parlamentit, ku pati tensione. Protestuesit hodhën molotovë dhe fishekzjarrë, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe autobote me ujë.