Policia e Kosovës ka njoftuar se në zonën e prekur nga vërshimet, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, saktësisht afër Prishtina Mall, janë gjetur disa tabela automjetesh.
Këto tabela janë dorëzuar në Stacionin Policor në Graçanicë.
Policia fton pronarët e tyre të paraqiten në këtë stacion për t'i tërhequr ato.
“Njoftohen qytetarët, se në zonën që kishte vërshime, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në afërsi të Prishtina Mall, janë gjetur disa tabela të automjeteve, të cilat janë dorëzuar në Stacionin Policor në Graçanicë. Andaj, ftohen pronarët e këtyre tabelave që të paraqiten në këtë stacion policor për tërheqjen e tyre”, thuhet në njoftimin zyrtar.