Një shtetas italian me iniciale G. P., rreth 81 vjeç, u gjet pa shenja jete paraditen e sotme në ambientet e një hoteli në Durrës.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja u konstatua rreth orës 10:10. Nga këqyrja e parë e trupit nuk u vërejtën shenja dhune apo dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen.
Trupi i pajetë u dërgua për autopsi mjekoligjore, e cila pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes. Autoritetet policore po kryejnë veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për hetim të mëtejshëm.